Meta: Ballkani i Hapur nismë jotransparente dhe përçarëse
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me nismën “Ballkani i Hapur”.
Ai e konsideron këtë nismë si nismë jotransparente dhe përçarëse.
Sipas tij i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë.
Teksa sjell në vëmendje studimin e EurActiv i cili e konsideron nismën e “Ballkani i Hapur” me ndikim negative në rajon ai shprehet se Procesi i Berlinit duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane.
Postimi i plotë:
Çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë.
Procesi i Berlinit duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane.
