Shpërndahen të tjera të dhëna personale të shqiptarëve

Pas skandalit të publikimit të pagave, targave të makinës dhe numrave të telefonit duket se në Shqipëri nuk kanë të ndalur skandalet me publikimin e të dhënave.

Tashmë në shenjestër janë vënë Ministria e Brendshmë, AKSHI, Ambasada e Rusisë dhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut.

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj raporton se të dhëna si numra telefoni por dhe emaile zyrtare të këtyre institucioneve janë bërë publike.

Ndër informacionet e bëra publike janë dhe ato të klasifikuar si me rëndësi të cilat nuk duhet të dihen nga opinjoni publik.

Komunikime të rëndësishme mes zyrtarëve janë zbuluar në rrjetin social telegram.

Të dhanat personale të shqiptarëve nuk janë më të tilla pasi janë bërë publike për opinionin e gjerë.