Aksidenti në Fier - Vlorë/ Babai me djalin në krahë kërkoi ndihmë për ta transportuar në spital por...

Pak  minuta pas aksidentit 33 vjeçari ka marrë djalin 6 vjeçar në krah dhe ka kërkuar ndihmë në aksin Fier – Vlorë duke kërkuar të ndalohej ndonjë makinë që ta transportojnë  në spital.

Por për shkak se koha kur ka ndodhur aksidenti ka qenë herët në mëngjes ora 04:45 minuta të 30 gushtit 2022 makinat kanë qenë shumë të pakta.

Dy tre makina që kanë kaluar nuk kanë ndaluar, ndërkohë që mamaja e dy fëmijëve ka marrë në telefon të ëmën dhe kjo e fundit ka telefonuar ambulancën për aksidentin e ndodhur pranë fshatit Panaja.

Më pas është telefonuar ambulanca e cila ka transportuar të katërt, burrin, gruan dhe dy fëmijët 6 e 3 vjeç në spital. I vogli ka ndërruar jetë rrugës për në spital informon gazetari i Ora News, Edi Ruçi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Aksidenti

Në makinë po udhëtonin 33-vjeçari Andi Mithi, bashkëshortja e tij Albana Mithi – Kurti, si dhe dy fëmijët e tyre 3 dhe 6 vjeç, që ishin të ulur në sedilet e pasme të mjetit.

Dyshohet se për shkak të përgjumjes së drejtuesit të mjetit, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një tabelë në rrugë, e më pas është përplasur me barrierat  disa metra më larg. Familja Mithi po kthehej nga Turqia, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit tragjik.

Aksidenti në Fier - Vlorë/ Babai me djalin në krahë