Në prag të panairit të librit, botuesit: Nuk kemi mbështetje financiare
Edhe pse do të jetë më i madhi për nga pjesmarrja, me më shumë se 100 shtëpi botuesve nga të gjtha trevat shqiptare, përsëri Panairi i Librit i këtij viti nuk do të sjellë surprizat e parashikuara në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.Kryetari i shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri tha se në këtë edicion të 15, Panairi i Librit nuk ka marrë asnjë mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës apo sponsor të tjerë përvec Bashkisë së Tiranës. Dhe nëse prisnim të shihnim ndonjë emër autorësh të mëdhenj në këtë event, edhe kjo do të mungojë gjatë ditëve të panairit.Gjatë konferencës për shtyp Ymeri tha se tregu i librit në këto 2 vjet ashtu si shumë vende të tjera, ka pësuar një rënie të ndjeshme të numrit të titujve gati afërsisht në masën 40%.Ceremonia e hapjes së librit do të bëhët më datë 14 në orën 11, duke patur kështu 1 ditë më shumë nga herët e tjera.Ashtu si dhe në edicionet tjera, edhe në përfundim të këtij edicioni, do të ndahen çmime si çmimi "Libri më i mirë", "Përkthimi më i mirë", "Libri më i mirë për fëmijë", "Libri më i mirë studimor", "Stenda më e mirë grafike".