“Mbretëreshë” në vendin e minatorëve, kampionia e Evropës Luiza Gega “Qytetare Nderi” në Bulqizë

Mbretëresha e Atletikës, Luiza Gega u rikthye në qytetin e Minatorëve ku u lind. Kampionia e Evropës në 3000 metra me Pengesa, është tashmë “Qytetare Nderi” e Bashkisë Bulqizë.

Luiza Gega ishte fëmijë kur u largua nga Bulqiza e minatorëve, ku këtë të hënë u rikthye si Kampione e Evropës në Atletikë.

Bashkia e ka shpallur “Qytetare nderi” dhe e priti me ceremoni.

Të shumtë ishin qytetarët që kishin dalë për ta parë vajzën që u lind në fshatin Okshtun dhe sot është “mbretëreshë” e atletikës.

Në mes të sheshit ia mori valles si për të treguar se ishte rikthyer në shtëpi.

Kryetari I Bashkisë, Lefter Alla nuk e humbi mundësinë e një fotografie në zyrë me një kampione Evropë, dhe më pas festa për të gjithë.

Mes emocioneve të rastit, Luiza Gega kishte një mesazh për të rinjtë.

Ndërsa si atlete u zotua se do të vijojë të punojë për të nderuar Shqipërinë.

Me titull mirënjohje bashkia Bulqizë,  vlerësoi edhe trajnerin e Luiza Gegës që në evropianin e Atletikës në Mynih fitoi medaljen e artë në 3000 metra me pengesa.

“Mbretëreshë” në vendin e minatorëve, kampionia