Sebastian Haller publikon foton pasi nisi betejën me sëmundjen e rëndë

Sebastian Haller nis pjesën më të vështirë të betejës së tij me kancerin. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë që u diagnostikua me sëmundjen e rëndë vetëm pak javë më parë teksa ndodhej në fazën përgatitore me Borussia Dortmund, po kurohet me kimioterapi pasi u operua me urgjencë.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Haller shfaqet pa flokë për shkak të pasojave të kurës se vështirë.

Klubi gjerman që e bleu nga Ajax për rreth 40 milionë € nuk jep informacione për gjendjen e sulmuesit që kërkon të rikthehet sa më parë në fushat e lojës dhe ta hedhë pas krahëve këtë moment të vështirë.