Vëllai i Pogba premton të “hedhë bombën”: Shumë shpejt do të mësoni të vërteta të hidhura

Vëllai i Paul Pogba kërcënon të shpërndajë informcaione që ai i ka konsideruar “shpërthyese” dhe që sipas tij mund të prishin imazhin e mesfushorit. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Mathias, një ish-futbollist në nivelet amatore të Anglisë thekson se sponsorët por edhe skuadrat që e kanë mbështetur dhe ato në të cilat luan, duhet të mësojnë disa të vërteta.
“Disa gjëra duhen thënë dhe Kombëtarja e Francës duhet të dijë, ashtu si edhe Juventusi ku ai luan aktualisht. Gjëra që vënë në dyshim integritetin dhe besnikërinë e tij”, thekson Mattias që premton gjithashtu të publikojë disa sekrete që lidhen ngushtë me jetën e Kylian Mbappe.

“Gjërat që do të them dhe që do të mbështeten edhe nga dëshmitarë, do të jenë shpërthyese”, përfundon ai. Avokati i Paul Pogba ndërkohë ka reaguar duke thënë se kjo nuk është hera e parë që në tentativë për të zhvatur vëllain, Mathias përdor mënyra të tilla.
