Shakira dhe Nadal, historia e pasionit që nuk e zbuloi dot askush
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2022, 11:20
Rafael Nadal dhe Shakira kanë përjetuar një histori pasioni në vitin 2008. Gjatë xhirimeve të klipit "Gypsy", tenisti spanjoll dhe këngëtërja kolumbiane u afruan më shumë se sa duhet edhe pse vetë nuk e kanë pranuar asnjëherë.
Mediat spanjolle theksojnë se mes tyre ka pasur më shumë se një flirt pasi kampioni i 22 grand slam-eve ishte përzgjedhja e parë e këngëtares kolumbiane për të marrë pjesë në xhirime.
Lajmi i lidhjes së tyre del pak muaj pas divorcit të Shakiras nga Piqué, i cili ka nisur të shoqërohet me një studente 23-vjeçare të punësuar në kompaninë e tij "Kosmos".
Piqué dhe Shakira u njohën në vitin 2010 gjatë Kupës së Botës në Afrikën e Jugut.
