Rama i puthi duart Luiza Gegës, Baçi: E neveritshme, t’i kërkonte falje që s’i bëri pistën e vrapimit
Publicisti Agim Baçi, e ka konsideruar gjest të neveritshëm, puthjen e duarve që Kryeministri Edi Rama i bëri kampiones së Europës, Luiza Gega sot në ceremoninë e pritjes në kryeministri.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, Baçi tha se Rama përpara se t’i puthte duart duhet t’i kërkonte falje Gegës që nuk i ka bërë një pistë vrapimi.
Agim Baçi: I kërkoj njeri falje Luizës që nuk i ka bërë pistën e vaprimit. I kërkoi njeri falje që ajo është trajnuar nëpër kodrat e liqenit, nëpër malet e Shqipërisë sepse nuk ka pistë. I kërkoi falje kryeministri që nuk e ka trajtuar si qenie njerëzore.
Baçi me ironi tha se ata që nuk dinë të bëjnë shtet nuk dinë të bëjnë as festë, referuar këtu pritjes që iu bë sot (23 gusht) sportistes Luiza Gega. Më tej ai se Rama e ka trajtuar Gegën si diçka të rëndomtë.
Agim Baçi:Ajo puthja e duarve ishte një gjë e neveritshme, këto nuk dinë të bëjnë as festë. Kush nuk di të bëjë shtet s’di të bëjë as festë. Nuk janë të natyrshëm në qeverisje, as kur festojnë, e as kur të nderojnë. Kushdo që ka parë Ramën duke i puthur duart, ndërkohë që nuk i kërkon falje sepse e kanë trajtuar këtë sportisten si diçka e rëndomtë, kjo është e neveritshme.
Përgatiti Anila Kolgjini.
