(VIDEO) Panik në Rrogozhinë. Qefalija humbet ndjenjat dhe përmendet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2022, 18:18
Panik në Rrogozhinë ku 19-vjeçari Kejvi Qefalia rrezikoi shumë në minutën e 33 të ndeshjes Egnatia-Tirana. Lojtari i talentuar bardheblu u rrëzua ne tokë pa ndjenja pas përplajes kokë më kokë me Hamzat.
Ishin lojtarët e dy skuadrave që nxorrën nga ambulanca barrelën pasi e kuptuan që situata ishte serioze. AMomente kaotike në fushë ku lojtarët bardheblu u shokuan ndërsa shumë prej tyre shpërthyen në lotë.
As ndërhyrja e delegatit nuk i bindinata të rinisnin ndeshjen për shkak të goditjes psikologjike që kishin marrë.
Pas disa minutave pezullim loja filloi ndërsa lojtarëve iu komunikua se shoku i tyre ishte përmendur në spital dhe gjendja u stabilizua.
