Serie A, Milan nuk bën “ulje çmimi” për Bolognan. Kuqezinjtë rikthehen në krye (VIDEO)

Milan arrin Romën dhe Lazion në krye të klasifikimit të Serie A pasi u rikthye te fitorja në “San Siro” ku u mjaftua me dy gola për të kaluar Bolognan e Sinisa Mihajlovic. Kampionët dhuruan një provë force dhe një gol spektakolar të qëndërsulmuesit Olivier Giroud që u parapri nga goli i parë i Leaos.

Trajneri Stefano Pioli mund të fërkojë duart pasi përveç fitores dhe tre pikëve pa rritjen e vazhdueshme të Leaos, aktor i një ndeshjeje pozitive por edhe të blerjes së fundit, belgut De Katelaere në versionin “gold” që në ndeshjen e parë si titullar me fanellën e “djallit”.

Tani Milanin e pret një javë zjarri me sfidën e së martës kundër Sassuolos që paraprin derbin e Milanos të shtunën dhe debutimin në Champions në datën 5 shtator kundër Salzburgut.