Video/ Karim Benzema i pandalshëm, bën “heroin”, Real Madrit likuidon Espanyolin

Real Madrit mposhti në transfertë Espanyolin duke fituar me tre gola të shënuar dy prej të cilëve nga Karim Benzema.

Vinicius Junior kaloi galaktikët në avantazh në minutën e 12-të të takimit por në të  43-tën e pjesës së parë Jolesu ju prish planet madrilenëve duke barazuar shifrat në 1-1.

Me rezultatin e barabartë do të mbyllej pjesa e parë e sfidës.

Në pjesën e dytë Real Madrit bëri disa herë përpjekje për të shënuar por pa mundur të gjente golin, i cili do të vinte në fund të takimit.

Në minutat e 88-të dhe të 100-të, ashtu si gjithmonë do të mendonte Karim Benzema për të marrë sërish skuadrën mbi “shpatulla” dhe për t’i dhënë 3 pikët e radhës.

Ndërkohë Barcelona arriti një fitore të lehtë 4 - 0 ndaj Valladolid duke u afruar me dy pikë me kryesuesit.

Pas tre javëve të luajtura në La Liga, Real Madrid kryeson me pikë të plota bashkë me Betisin.