Video/PSG ndalet në shtëpi nga Monaco

PSG u ndal në një barazim 1-1 nga Monaco në ndeshjen e javës së katërt të Kampionatit Francez. Miqtë shënuan të parët në minutën e 20-të të takimit.


Kryeqytetasit shpërdoruan raste të shumta ndërsa barazimin e gjetën vetëm në minutën e 70-të me një penallti të realizuar nga Nejmar.

Ky ishte barazimi i parë për PSG pas 3 fitoreve radhazi.