Bajrami, transferta e Lecces e fundit me Empolin, Fiorentina ka gjetur “çelësin” për ta transferuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2022, 09:19
Ditë intensive për Nedim Bajramin në merkaton e Serie A. Pasi u aktivizua vetëm një pjesë loje në barazimin e Lecces, mesfushori shqiptar sipas të gjitha gjasave luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Empolit në transfertën puljeze.
Fiorentina po bën gjithçka për të bindur ekipin e qytetit komshi në Toskanë në mënyrë që të heqë dorë nga shifra 10 milionë euro për kartonin e shqiptarit.
Presidentit Corsi i është ofruar dyshja Zurkowski e Kouamé, propozim që e ka bindur kreun e klubit të Empolit i cili duket se do të pranojë ofertën më të fundit të kolegut të tij, Rocco Comisso. Detajet e marrëveshjes mund të finalizohen menjëherë pas fundjavës që në orët e para të së hënës.
