Nuk ka histori në SPA, Verstappen triumfon në pistën e Belgjikës

Max Verstappen triumfon edhe në SPA Franchoshamp për Çmimin e Madh të Belgjikës duke e kthyer në një monolog këtë sezon të Formula 1. U nis në vendin e 14 por triumfoi në fund të 44 xhirove në pistën spektakolare të Belgjikës ku janë zhvilluar disa nga garat më të luftuara të historisë.

Vendi i dytë për shokun e skuadrës te Red Bull, Sergio Perez dhe në këtë mënyrë, skuadra austriake shënjestron një sukses tërësisht të merituar duke treguar një distancë të madhe me Ferrarin pas ndryshimeve të bëra gjatë javëve të fundit.

Nuk ka histori në SPA, Verstappen triumfon në pistën e

Shkalla më e ulët e podiumit për ferraristin Carlos Sainz ndërsa Leclerc përfundon pas Fernando Alonsos në vendin e gjashtë duke humbur çdo kontakt me kryesuesin e kampionatit dhe kampionin në fuqi të Formula 1. Tërhiqet nga gara Lewis Hamilton pas një kontakti me Alonson që në xhiron e parë ndërsa piloti tjetër i Mercedes GP, Gorge Rusell u rendit në vendin e katërt.

Nuk ka histori në SPA, Verstappen triumfon në pistën e

 

1.     Verstappen (Red Bull)

2.    Perez (Red Bull)

3.    Sainz (Ferrari)

4.   Russell (Mercedes)

5.    Alonso (Alpine)

6.   Leclerc (Ferrari)

7.    Ocon (Alpine)

8.   Vettel (Aston Martin)

9.   Gasly (AlphaTauri)

10.                       Albon (Williams)

11. Stroll (Aston Martin)

12.                       Norris (McLaren)

13.                        Tsunoda (AlphaTauri)

14.                       Zhou (Alfa Romeo)

15.                       Ricciardo (McLaren)

16.                       Magnussen (Haas)

17.                       Schumacher (Haas)

18.                       Latifi (Williams)