Ceremonia e pritjes së Gegës, Rama u përgjigjet kritikëve: S’duan t'ia dinë për faktet, kampionia foli vetë
Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale, i është përgjigjur atyre që kritikuan qeverinë se nuk i ka dhënë mbështetje kampiones së Europës Luiza Gega, e cila u prit me ceremoni ditën e sotme.
Rama thotë se ata nuk duan të ia dinë për faktet, ndërsa tha se vetë kampionia Gega tha se gjithçka kishte ndryshuar në mbështetjen që i është bërë vitet e fundit
"Si i bëhet kur s'duan t'ia dinë për faktet mbi çka është bërë,jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian?Si i bëhet kur s'duan t'ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza:Vrapo më shpejt!"- tha Rama.
Ditën e sotme (23 Gusht) në ndër të Luiza Gegës është mbajtur një ceremoni nga ana qeverisë si një mirënjohje për suksesin e jashtëzakonshëm të saj, e cila u shpall kampione Evropë në garën 3000 metra me pengesa.
Ajo është pritur nga qytetarë të shumtë në bulevard ndërkohë që kryeministri Rama i doli para ka puthur duart atletes.
