VIDEO/ Tifozi e shan nga mamaja për 90 minuta, Spalleti kërkon ta “sqarojë” me mënyrën e vjetër
Episod i pakëndshëm në ndeshjen Fiorentina-Napoli ku trajneri i miqve, Luciano Spalleti, në fund të ndeshjes u përplas me një tifoz. Gjatë gjithë takimit, mbështetësi i skuadrës toskane e sulmoi verbalisht teknikun e të kaltërve që në fund të takimit vendosi të shkonte pranë tij për t’u sqaruar në mënyrën e vjetër.
“Dihet tashmë që në Firenze të ofendojnë nga fillimi deri në fund të ndeshjes. Në përgjithsësi ambjenti është shumë i paedukuar dhe shtuar kësaj faktin që tifozët i ke afër, atëherë situata nuk është aspak e pëlqyeshme.
Që nga minuta e parë fillojnë dhe thonë: Mamanë tënde, mamanë tënde . Mamaja ime është 90 vjeç e shkreta. Janë profesionistë të paedukuar ata që qëndrojnë pas pankinës”, theksoi Spalleti në lidhjen pas ndeshjes ku sqaroi episodin.
Ironike po të mendosh që vetë Spalleti i vogël ka qenë një tifoz i Fiorentinës dhe shpesh herë ka shkuar në stadium i veshur me fanellën lejla.
