Barcelona me "poker" golash, Lewandowski "dënon" Real Valadollid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2022, 21:57
Fitorja e dytë rresht për Barcelonën dhe goli i tretë i Robert Lewandowskit në La Liga.
Sulmuesi polak merr përsipër sulmin e skuadrës katalanase që shkatërroi 4-0 Real Valadollid në "Camp Nou" për të dhënë një sinjal të qartë se skuadra e Xavit është aty, thjesht i nevojitej pak kohë për t'u kolauduar.
Jules Kounde debutoi ne fanellën e katalanasve ndërsa dy golave të numrit 9 iu shtuan edhe rrjetat e Pedrit dhe Sergi Robertos.
