“Dekoratat” e Ramës”, Krasniqi: Nderimet e shtetit jepen nga Presidenti, institucionet e tjera japin certifikata

Politologu Afrim Krasniqi sqaron se nderimet në emër të shtetit bëhen me dekorata dhe tituj të nderit në nivel kombëtar dhe ato jepen vetëm nga Presidenti.

Duke ju referuar rasti të vlerësimit nga ana e kryeministrit Rama për atleten Luiza Gega dhe boksieren Florian Marku, i thekson se institucionet e tjera japin medalje & certifikata, të cilat nuk bëjnë pjesë në hierarkinë e nderimeve te larta shtetërore.

Ai shton se kryeministri jep "për të vetët", por në praktiken diplomatike dhe ato nuk citohen si vlerësime nga shteti apo emër të shtetit.

Krasniqi: Për gazetaret qe raportojnë dhe ata qe festojnë pa e kuptuar arsyen: Shteti shqiptar ka hierarki institucionale. Nderimet në emër të tij bëhen me dekorata & tituj të nderit ne nivel kombëtar dhe ato jepen vetëm nga Presidenti. Institucionet e tjera japin medalje & certifikata, të cilat nuk bëjnë pjesë në hierarkinë e nderimeve te larta shtetërore. KM & çdo ministër jep "për të vetët", por ne praktiken diplomatike, ato nuk citohen si vlerësime nga shteti/në emër te shtetit.

“Dekoratat” e Ramës”, Krasniqi: Nderimet e shtetit jepen