Luizës i vodhën triumfin historik, Balliu: Rama dhe Veliaj t'i kërkonin falje për heqjen e fushës së atletikës
Erion Veliaj shfrytëzoi sot ceremoninë e nderimit të kampiones së Evropës Luiza Gega për t’iu turrur medias.
Klevis Balliu, shefi i Oganizimit të PD-së e konsideron një gjest amoral dhe alogjik që nuk kishte asnjë lidhje arsyen pse ishin mbledhur.
Balliu: Nuk më habit është një gjest imoral dhe Erion Veliaj është përfaqësuesi më i pastër i imoralitetit në Shqipëri. Ishte një gjest i pajtustifikueshëm, pa asnjë lloj lidhje logjike me skenën, momentin, çfarë pune kishte sulmi ndaj gazetarëve i Veliajt? Unë e di që preferon gazetaët e tubave të Ujësellësit por gazetarët nuk i vendos dot ai.
Ai ishte aty në orar të punës për të mbrojtur pushtetin e vet nga sulmet, denoncimet që bën media e lirë dhe gazetarët. Duke qenë përfaqësues i imoralitetit, simbol i korrupsionit në Shqipëri, produkt i korrupsionit në Shqipëri mund të përdorë çdo skemë, çdo qytetar.
E kanë vërtetuar se për para dhe pushtet janë gati të përdorin të gjallë e të vdekur, mos harrojmë si kanë përdorur emrat e njerëzve që kanë ndërruar jetë për kompanitë e incineratorëve. Këta e kanë orar pune imoralitetin, vjedhjen dhe korrupsionin e kanë orar pune. Këta shohin ligjin dhe moralin si diçka të keqe.
Në një intervistë në Rtv Ora me gazetaren Kostana Morava, Balliu u shpreh se Rama dhe Veliaj para se ti vidhnin triumfin historik Luiza Gegës duhet ti kërkonin falje për heqjen e fushës së atletikës nga stadiumi.
Balliu: Kemi kënaqësi që kemi një sportiste të këtij niveli por Edi Rama dhe Erion Veliaj duhej ti kërkonin ndjesë që kanë hequr fushën e atletikës nga stadiumi. Vjedhja e momentit të triumfit të saj ka të bëjë me interesat e tyre politike. Sot është diskutuar vetëm për këtë ceremoni, askush nuk është marrë me faktin se është rritur nafta me 12 lekë.
Balliu thotë se Veliajn nuk e sheh si kundërshtar politik por si kërcënim për qytetin.
Balliu: Shikoni çfarë ka bërë me Tiranën. Pse habiteni me këto gjeste?
