Shpopullimi/ Tushi: Ja arsyet se përse largohen shqiptarët, po plaket popullsia
Sociologu Gëzim Tushi, është shprehur se emigracioni është plagë e vjetër, sociale.
Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Kostana Morava, Tushi u shpreh se dy janë arsyet që shqiptarët zgjedhin të largohen e para është ajo subjektive, që çdo person ka të drejtë të largohet dhe e dyta ajo objektive, që lidhet me papunësinë, zhvillimin e politikave, dhe niveli i ulët i shërbimit.
Gëzim Tushi: Fenomeni i emigracionit është një plagë e vjetër sociale. Kemi të bëjmë me një realitet që vazhdon prej viteve ’90. Largimi i shqiptarëve nga Shqipëria ka arsyet e veta. Disa kanë të bëjnë me globalizmin, por dy janë arsyet themelore.
E para është ajo subjektive, që ka të bëjë me të drejtën e njeriut për të lëvizur. Ndërsa aspekti objektiv ka të bëjë me faktin që Shqipëria në këto 30 vite vazhdon të jetë një shoqëri me shpejtësi zhvillimi, por ka disa probleme që i kanë mërzitur njerëzit. Zhvillimet politike në vend, ngadalësimi i reformave, papunësia, niveli i ulët i shërbimeve, niveli i arsimimit, ndikojnë në largimin e njerëzve.
Më tej ai shtoi se largimi i njerëzve sjell dhe plakjen e popullsisë.
Gëzim Tushi: Ky largim sjellë dy probleme, që janë plakja e popullsisë. Emigrantët të zhgënjyer shkojnë andej, trupin e kanë andej se padyshim, mendjen e zemrën e kanë këtu. Edhe kur vijnë këtu, shohin se treni në vendin tonë s’ka lëvizur fare, ato kthehen sërish andej. Klasa politike ka 30 vite që nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë që po ndodh.
Përgatiti Anila Kolgjini.

