UMSH mbështet talentet Arnold dhe Artan Balla, dy vëllezërit tregojnë për realizimin e ëndrrës amerikane
Arnold dhe Artan Balla, dy vëllezërit që me talentin e tyre kanë bërë krenar gjithë vendin vizituan Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.
Artani është student i UMSH-së trajtuar me bursë talenti, e cila ofrohet për të mbështetur të gjithë studentët që spikasin për aftësi të veçanta.
Ata u pritën nga drejtori Adrian Civici, dekani i Fakultetit të Drejtësisë Ksenofon Kristafi dhe pjesëtarë të tjerë të stafit akademik.
"Është shumë krenari që kemi studentë djem kaq të talentuar, kaq të përgjegjshëm dhe me kaq dëshirë për të performuar sa më mirë, për tu bërë përfaqësues të denjë të cirkut shqiptar, të ambicies së të rinjve shqiptarë dhe të përformancës së të rinjve shqiptarë".
Dy vëllezëit Balla falenderuan Universitetin Mesdhetar për mbështetjen dhe vlerësimin.
"Falenderoj Universitetin Mesdhetar dhe stafin e punës që më kanë dhënë hapësira."
"Është kënaqësi dhe nder për ne që të jemi pranë jush dhe me stafin pedagogjik të Universitetit Mesdhetar".
Dekani i Fakultetit të Drejtësisë u shpreh se dy vëllezërit janë shembulli më i mirë jo vetëm i talentit por edhe i përgjegjësisë model për rininë shqiptare.
"Artani me vëllain e vet tregiojnë se dinë të shfrytëzojnë kohën shumë mirë dhe të arrijnë rezultatet në të gjitha drejtimet."
Vëllezërit Balla në shtator kanë performancën e radhës në Amerikë dhe urimet dhe suporti i të gjithëve shkon për ta.
