Po Dibrës, Jo Skavicës! Protesta me vargje e dibranit: Mos na mbuloni eshtrat me ujë, s'jemi në vend të huaj

Ky dibran kishte zgjedhur të shprehte me vargje revoltën kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës në Dibër.

Duke risjellë figurat historike të kësaj krahine, i moshuari u bëri thirrje dibranëve ti dalin për zot zonës.

Gjithçka ndodhi në takimin e qytetarëve të Dibrës me kreun e PD-së Berisha.

Dibranët nuk pranojnë ndërtimin e basenit, që sipas tyre, do të mbyste gjithë fushën e Dibrës.

Qeveria shqiptare hodhi hapin e parë për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës në qershor të këtij viti.

Sipas projektit, ky investim do të plotësonte gjithë nevojat e vendit me energji dhe do të shmangeshin shkarkimet në kaskadën e Drinit.

Po Dibrës, Jo Skavicës! Protesta me vargje e dibranit: Mos na mbuloni