"Shqipëria s'ka palestra të mirëfillta", Ministrja ëndërron para Ramës: Çdo fushë do gumëzhijë...

Shqipëria nuk ka palestra të mirëfillta vrapimi as shkollat ku zakonisht zbulohen talentet s'kanë më oborr për të vrapuar fëmijët që duan të bëhen nesër një Luiza  Gega.

E  pranon dhe vetë ministrja e qeverisë Rama, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

"Në Shqipëri s'ka pista të mirëfillta vrapimi. Qyteti ynë s'ka shtigje për të vrapuar, shkolla ime s'ka oborr për të vrapuar, asnjëra nga këto nuk është e pavërtetë, por që këtu në Shqipëri kemi kampione Europiane të vrapimit" tha ajo në ceremoninë për nderin e Luiza Gegës, kampiones së Europës në 3000 metra me pengesa.

Por kjo nuk e pengon Ministren e re në moshë të ëndërrojë për palestra që gumëzhijnë nga ndeshjet.

"Çdo fushë e çdo palestër do të gumëzhijë nga ndeshjet sportive të shkollave gjimnazeve dhe universiteteve dhe aktiviteti fizik shkollor do të nisë një epokë të re".

Pas ëndrrës Ministrja zbret me këmbë në tokë sepse e di që rruga është e gjatë dhe  në këto raste vlejnë nocionet filozofike:   

"Shumë dorëzohen, gjejnë dhe justifikime, madje shpesh herë dhe të drejta, por kjo botë është e ëndërrimtarëve ".