"Hiqni Stalinin nga Shqipëria!" Aktivistët: Në Shqipëri po relatizivohen krimet e komunizmit
Në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, ruajtja e objekteve dhe statujave të cilat përfaqësojnë regjimet totalitare dhe që ekspozohen në kryeqytet është konsideruar një veprim i pavend nga Qëndresa Qytetare dhe Diaspora për Shqipërinë e Lirë.
"Sot në kontekstin ku jetojmë, totalitarizmi ka shkaktuar lufë në kontinentin tonë. Kjo statujë është dëshmia më e shëmtuar sesi ne kemi dështuar të ngrejmë statujat e dëshmorëve dhe sot po mbajmë në këmbë statujat e atyre të cilëve kanë shkaktuar viktima. Sot është dita për të reflektuar sesa të vonuar jemi në procesin e dekomunistizimit".
Ata denoncojnë se kjo statujë e Stalinit nuk është një instalacion por i prodhuar në vitin 1951 i është dhuruar Partisë Komuniste Shqiptare në 10 vjetorin e saj nga Partia Kouniste Sovjetike.
"Statuja e Stalinit nuk është instalacion. Ajo statujë pas shpinës sonë ka qëndruar për 17 vite në sheshin "Skënderbej" si një nga përkujtimet që kushdo që do të dëshironte të ishte i lirë, kushdo do të dëshironte të ishte perëndimor, do të shypej."
Teksa kanë nderuar sakrificën e çdo shqiptari që u përball me regjimin totalitar të Enver Hoxhës, aktivistët kanë dënuar çdo veprim që kërkon të relativizojë krimet e komunizmit, siç është dhe ekspozimi i statujës së Stalinit pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
