Nderimi i viktimave të terrorit komunist, Baçi: Mosleximi i të shkuarës na ka sjellë në një shoqëri hipokrite
Data sot (23 Gusht) shendon Ditën Europiane të përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare.
Ndërkohë publicisti Agim Baçi, në një intervistë për Ora News, tha se ka besuar që ndryshimi i sistemit nga e shkuara, por për fat të keq kjo gjë nuk ka ndodhur edhe pas 30 vitesh.
Agim Baçi: Kam besuar se ndryshimi i sistemit do ta çlironte Shqipërinë nga ajo e shkuar, por fatëkeqësisht pas 30 vjetësh e deri më sot nuk është bërë ajo që duhet të ishte bërë në themel që lidhet me të shkuarën. Nuk kemi pasur një gjyq që të ju themi shqiptarëve se sa kriminal ishte ai gjyq.
Sipas tij mosleximi i të shkuarës së vendit tonë ka sjellë në një shoqëri hipokrite.
Agim Baçi: Mosleximi i të shkuarës na ka sjellë në shoqëri hipokrite. Ka ende familje që nuk kanë arritur dot të kthehen ende te vendi ku kanë qenë para se të internoheshin. Ata janë të internuar përjetë. Kjo shoqëri nuk guxoi dot as të thoshte të vërtetën, as t’i kompensonte ato dhe as t’i integronte. Ne u fshehëm si struci në rërë dhe jemi në një dalldi që na e kthen të shkuarën. Për ironi të fatit na i rikthen PS. Kjo klasë politike është në teatër.
Përgatiti Anila Kolgjini.
