Sherr mes të rinjve në Vlorë/ Plagoset me thikë 19-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2022, 20:51
Një 19-vjeçar është plagosur me thikë, mbrëmjen e sotme 23 Gusht në Vlorë, pas një konflikti të çastit.
Policia bën me dije se rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi E. K, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
