Incidenti në Uzinën e Gramshit, dy rusët dhe ukrainasi dalin nesër në Gjykatë

Dy shtetasit rus dhe një ukrainës që u kapen mbremjen e 20 gushtit 2022 pas incidentit ne Uzinën Ushtarake në Gramsh, do të dalin nesë para Gjykatës ku pritet tu caktohet masa e sigurisë.

Prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi ka kërkuar për ta masën “arrest me burg” për tre akuza, sigurimi i informacionit të klasifikuar, goditje për shkak të detyrës ndaj efektivëve , si dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake.

Kjo e fundit e ngritur pasi ne automjetin e tyre u gjet edhe një plumb.

Tre të huajt mësohet se nuk kanë pranuar akuzat se i shërbejnë ndonjë agjentuare por kanë pretenduar se janë vetem blogerë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por komunikimet e tyre telefonike si dhe pamjet e gjetura në aparatet telefonike, kanë ngritur dyshime se ata kanë lidhje me spiunazhin dhe shkëmbimin e informacioneve mbi objektet ushtarake në Shqipëri.

Dy shtetasit rusë dhe një ukrainas, u arrestuan nga policia ndërkohë që po hetohen të dyshuar për spiunazh.

Ata tentuan të futen në Uzinën Ushtarake, në Gramsh por u diktuan nga rojet ushtarake që ruajnë objektin ndaj të cilëve përdorën lëndë kimike. Sipas prokurorisë, shtetasin rus, Mikhail Zorin, 24 vjeç është ai që ka hedhur lëndë kimike ndaj ushtarakëve shqiptarë.


Dy persona të tjerë që e shoqëronin atë, jashtë rrethimit të uzinës, Svjetlana Timofoena, 33 me pasaportë ruse dhe një 25 vjeçar, me pasaportë ukrainase.

Ata u ndaluan nga Policia e Shtetit, kur po largoheshin me një automjet tip „Chevrolet" me targa ukrainase ku mesohet se gjatë kontrollit ne automjetin e tyre u gjet edhe një fishek.