E rëndë në Kavajë, 30-vjeçari mbytet në plazhin e Spillesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2022, 15:57
Një i ri humbi jetën në mënyrë tragjike në plazhin e Spillesë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, 23 gusht.
Viktima është identifikuar si 30-vjeçari, Denis Xhelo.
Mësohet se Xhelo u nxor me shenja jete nga deti nga rojet bregdetare por ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 23.08.2022, shtetasi D. Xh., 30 vjeç, duke notuar në plazhin e Spille, dyshohet se është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
