Pas incidentit në Gramsh, shtohen masat e sigurisë në objektet e rëndësishme. Peleshi: Jetojmë në një rajon delikat

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaron se janë shtuar masat e sigurisë në objektet e rëndësishme.

Në një konferencë për median krah ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Kemi shtuar masat e sigurisë sidomos në objektet tona të rëndësishme të klasifikuara por dhe ato të paklasifikuara. Nuk mund të them që u rrezikua jeta, por dy ushtarakët tanë vepruan sipas protokollit. Për fat të mirë janë në gjëndje të mirë dhe kanë vepruar me guxim. Janë përballur me një akt dhune. Është përdorur një spraj që nuk ka qenë i rrezikshëm por janë lënduar ushtarët tanë.

Agjencia e Inteligjencës, SHISH dhe struktura të tjera po hetojnë incidentin e ndodhur më 20 gusht në uzinën e Gramshit

"Meriton ta shohim jo vetëm drejtëpërdrejti si duket por dhe në mënyrë të tërthortë. Kemi agjencinë e inteligjencës, shërbimin informative shtetëror, policinë e shtetit, drejtorinë e antiterrorit të cilat përpunojnë çdo informacion dhe në kontekstin e ngjarjeve të fundit, prishjes se ekuilibrave pikërisht pas agresionit rus në Ukrainë.

Ne jetojmë në një rajon delikat. Rajoni i Ballkanit është kompleks. Jo të gjithë shtetet kanë të njëjtën agjendë. Shqipëria është kampioni i Ballkanit Perëndimor sa i takon qartësisë në orientimin e vet perëndimor por nuk është rasti ndaj shteteve të tjera. Pra jemi të brishtë si rajon e na bën dy herë më të vëmendshëm ndaj çdo lloj fenomeni" tha Peleshi.