Jacobson: Do të vazhdojmë angazhimin në Ballkan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2012, 12:40
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka deklaruar se politika amerikane ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojë.Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, pas rizgjedhjes së presidentit amerikan, Barack Obama, Jacobson SHBA-ja do të vijojë të mbështesë Ballkanin.“Sa i përket politi kës, nuk pres ndonjë ndryshim të politikës karshi Ballkanit. E njëjta do të vlente nëse do të ishte zgjedhur Mitt Romney, sepse në Ballkan ne kemi një politikë dypalëshe me mbështetje dypalëshe. Pres që do të vazhdojmë të jemi shumë të angazhuar në Ballkan dhe një partner i mirë për Kosovën”, ka thënë Jacobson.