Flamur Golemi lë fshatrat "në rrugë", zonat turistike të Kolonjës dhe Picarit në Gjirokastër pa investime
Edhe pse Kolonja dhe Picari në Gjirokastër janë zona turistike, të pakët janë ata që bëjnë turizëm.
Mungesa e investimeve në zonë bën që ato të jenë të harruara dhe pak të vizituara.
Premtimet nga i pari i Gjirokastrës Flamur Golemi kanë qenë të shumta por sipas vetë banorëve ai nuk ka vënë dorë në fshat.
"Nuk e njoh fare kryetarin e bashkisë. Problem personal nuk kam pasur që të shkoj por më kanë thënë që nuk të qas."
Problemi më i madh që shqetëson banorët janë beturinat që në mungesë të kontejnerëve depozitohen në përrenj, rrugë e kudo tjetër.
"Kolonja është vend i pasur. Ka ujë, rrugë dhe të gjitha por nuk ka Zot. Bashkia ka shumë faje që nuk vë kosha në qendër të fshatit dhe këtu."
Mungesa e transportit dhe ujit bën që fshatrat të boshatisen.
"Me emergjencë kemi vetëm transportin që të shkojmë në qytet dhe të kthehemi për një hall. Le pastaj ambulanca".
Kolonja, fshati me rreth 100 shtëpi, natyrë të mrekullueshme, resurse dhe një rrap shekullor në qendër të tij që sot është tharë terësisht nuk ka njohur asnjë investim përgjatë viteve të fundit.

