Shëngjin, një 25-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në det, dërgohet me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2022, 17:35
Një pushuese 25-vjeçare është rrezikuar të mbytet në plazhin e Kunës në Shëngjin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.
Mësohet se të renë e ka përplas dallga dhe ka pirë ujë, duke humbur ndjenjat, si dhe ka pësuar fraktura.
Vajza është marrë me urgjence nga autoambulanca dhe dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr trajtim mjekësor.
