Ankimohet në KPA konfirmimi në detyrë i prokurorit Bledar Bejko, kërkohet shkarkim

Komisioneri Publik, ka ankuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin për konfirmimin në detyrë Bledar Bejkos nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Bledar Bejko është prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës.

Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

“Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 535, datë 26.5.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivleresimit, z. Bledar Bejko. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi publikohet në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime” – thuhet në njoftim.