"Fabrikat janë kthyer në fasoneri", Meta: Qumështi vjen nga Serbia e Bosnja, këtu vetëm paketohet
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ditën e sotme (3 gusht) zhvilloi një takim me fermerët në Roskovec të Fier.
Ai ju kërkoi fermërëve që ta vijojnë këtë punë dhe “të gjithë bashkë do ta ndryshojmë vëmendjen për bujqësinë dhe do ta kthejmë në politikë mbarëkombëtare”.
Sakaq Meta tha se fabrikat e qumështit që ishin tani janë kthyer në fasoneri, ndërkohë qumështi vjen nga Serbia e Bosnja e këtu vetëm paketohet.
Ilir Meta: Isha në fshatin tim të lindjes dhe po I pyesja ata për vështirësitë dhe po I pyesja për vështirësitë dhe për problemet dhe ankoheshin për të gjitha drejtimet sidomos për rritjen e çmimeve të plehrave. E dimë që jeni shpesh në vështirësi dhe mendoni shpesh ta lini këtë punë e të merreni me ndonjë punë tjetër por nuk ëhstë kjo zgjidhja. Zgjidhja është që të rrisim angazhimin dhe vëmendjen që ta mbështesim bujqësinë. Fabrikat e qumështit që ishin tani janë kthyer në fasoneri. Vjen qumështi nga Serbia e Bosnja e këtu vetëm paketohet. Ju lutem të vazhdoni dhe të gjithë bashkë do ta ndryshojmë vëmendjen për bujqësinë dhe do ta kthejmë në politikë mbarëkombëtare.