"Policia dy herë përgjegjëse për tragjedinë në Himarë," Nano kërkon dënim maksimal për efektivin që vrau 7 vjeçaren

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano i shpreh ngushëllime familjes Avdia për humbjen e vajzës së tyre Jonada.

“Ne jemi përgjegjës dy herë si polici e shtetit për këtë ngjarje” tha Nano një ditë pasi në plazhin e Potamit një komisar policie me pushime vrau me skaf vogëlushen 7 vjeçare.

Nano i kërkoj organeve të drejtësisë “të japin dënim maksimal” për efektivin Arjan Tase dhe u shpreh i vendosur për tolerancë zero ndaj të gjithë punonjësve të policisë të cilët shkelin ligjin.

Gjithashtu njoftoi se është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë së Policisë Kufitare Vlorë.

Nano ishte sot në Dhërmi për të drejtuar vetë aksionin e kontrollit të të gjitha mjeteve lundruese atje.