Softa: Mjetet ujore bëjnë gara dhe spektakël pranë njerëzve, ngjarja në Himarë krim i dyfishtë
Në një intervistë për Ora News, eksperti i sigurisë Fatjon Softa u shpreh se mjetet lundruese janë të rrezikshme sepse bëjnë spektakël dhe gara.
Sipas tij, duhet parë nëse mjeti ka qenë i kontrolluar për të dalë në det sipas standardeve ligjore të përcaktuara më herët.
Softa: Këto mjete janë të rrezikshme sepse bëjnë spektakël dhe gara, dhe vijnë në pranë bregut që t’i shohin. Nuk dihet nëse polici kishte apo jo leje drejtimi, apo nëse ishte i kontrolluar mjeti për të dalë në ujë. Autorët gjithmonë thonë justifikime, ose manovra ose defekt teknik. Shteti në gjithë këto vite ka shkuar pas ngjarjes. Incidente të tilla kanë ndodhur në vende të tjera, por ne po flasim për standarde sigurie që bazohen në ligj. Unë shoh se ata që janë me motora uji nuk kanë jelekë uji, apo kokore.
Nuk mund të shkosh me armë me një pistoletë me një mjet lundrues, vetëm nëse personi ka pasur probleme. Kjo është një shkelje që tregon papërgjegjshmërinë. Një person që ka pasur probleme dhe është ripranuar, sigurisht që duhet parë. Kush e ringriti në detyrë, kush e riemëroi në funksion. Kjo i takon një analize të thellë që duhet të bëjë policia. Kjo është një vrasje e dyfishtë sepse duke qenë një funksionar policie nuk mund të dalësh me një mjet të tillë pa raportuar dhe të futesh aty ku janë pushuesit për të marrë familjarë, sidomos ku ka fëmijë.
