Me dorën mbi Kushtetutë, betohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Gjeneral Brigade Arben Kingji

Me dorën mbi Kushtetutë, betohet Shefi i Shtabit të

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji është betua sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Në ceremoninë e betimit, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, u lexua dekreti i emërimit të Presidentit të Republikës.

Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me dorën mbi Kushtetutë, u betua solemnisht se: “Do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë.”

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm oficerë madhorë të Forcave të Armatosura.