Vau i Dejes: Zjarr i madh përfshin malin afër fshatit Rranxa Bushat

Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të fshatit Rranxa Bushat në Bashkinë Vau i Dejës pasditen e sotme.

Zjarri ka përfshirë malin e Zefjanës dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erërave, raporton Ora News.

Në vendngjarje kanë shkuar 8 zjarrfikëse nga Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe dhe Vau Dejës.

Ndërkohë, momentalisht është arritur që të shpëtohen banesat nga flakët.