Tragjedia e Himarës, Demalia: Shteti është i kapur nga cubat, politika i përdor për vota, Rama ta mbyllte gojën
Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se shteti është kapur nga cuba që ndihmojnë partitë në fushata zgjedhore.
Ai tha se polici i ngjarjes në Himarë duhet të ishte një shembull rregulli dhe i disiplinës, por ai shkoi si cub në breg të detit me skaf.
Demalia: Në radhë të parë duhet ngushëlluar familja për humbjen e fëmijës së tyre që u vra nga një njeri që duhet të ishte shembulli i disiplinës dhe rregullit merr dhe bën shfaqje cubash në bregdet aty ku janë plazhistët.
Ky është krim shtetëror. Nuk jam nga ata që duan të shfrytëzojnë rastin, sepse cuba të tillë ka pasur edhe më herët. Kjo vjen nga një kulturë shtetërore nga politika e politikanët që janë mbështetur tek të fortët dhe cubat që kontribuojnë për të vjedhur votat për cilëndo bandë politike gjatë fushatës. Si shpërblim u japin këto detyra, dhe në vend që të mbrojnë qytetarin këta forca të policisë tkurren para kriminelëve dhe të fortëve. Jo vetëm marrin dhe para për t'i liruar nga burgu. Dhe këto vijojnë shfaqjet e tyre. Aksidente ka kudo në botë dhe kur është një fëmijë është akoma më e ndjeshme.
Kjo ndodh sepse në Shqipëri nuk ka fuqi shteti karshi krimit pasi cubat e kanë vënë përfund atë. Në duhet të heshtnim për tri ditë dhe pastaj t’i thërrisnim mendjes. Ky nuk është rasti i parë. Ndodhi me atë turistin rus, para dy javësh ndodhi një incident tjetër. Shihini ku rrinë skafet dhe bidonët e benzinës. Rama, gjëja që më e mirë që duhet të bënte është ta mbyllte gojën dhe të mos e nxirrte surratin në media"
