Mori me forcë një vajzë në makinë dhe kreu marrëdhënie, prangoset 36-vjeçari nga Kavaja

Policia e kryeqytetit ka finalizuar operacionin e koduar "Streha", ku është vënë pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Prostitucioni".

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Në korrik të vitit 2019, ky shtetas ka marrë në automjetin e tij një shtetase, pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Streha". Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën "Shefqet Musarai", u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Klodian Lila, 36 vjeç, banues në Kavajë.” – njofton policia.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.