Goditi për vdekje 7 vjeçaren në plazhin e Potamit, letrat për performancë të dobët në punë për Arjan Tasen
Arjan Tase është personi i cili po drejtonte skafin që goditi 7-vjeçaren e cila gjeti vdekjen në plazhin Potam në Himarë.
Tase në vitin 2018 ka qenë specialist në Hetimin e Krimeve. Më pas ka marrë detyrën e shefit të komisariatit të Himarës.
Në vitin 2021 si rezultat i një aksioni të ndërmarrë nga ana e prokurorisë së Vlorës, janë zbuluar dhe lidhjet e Tases me kultivimin e bimëve narkotike, përgjatë zonës së Vlorës.
Një vendim i Gjykatës së Apelit e ka shpallur të pafajshëm. Sakaq ai u emërua si Shef i Krimeve në Komisariatin e Peqinit, por pas ardhjes në detyre të Gledis Nanos dhe si pasojë e letrave anonime të mbërritura në drejtorinë e Elbasanit për performacë të dobët në punë dhe për mospërkushtim ndaj punës Tase është hequr nga pozicioni dhe është emëruar Shef i Policimit në Komunitet në drejtorinë e qarkut Elbasan.
Sa i përket faktit nëse Tase ka pasur leje drejtimi për drejtimin e mjetit lundrues ende nuk ka një reagim zyrtar.
