Meta: Rama inkurajon vrasjet. Arroganca dhe brutaliteti që reflekton kryeministri sjell këtë situatë
Argumentin e Edi Ramës se po përfitohet mediatikisht dhe politikisht nga vdekja tragjike e 7-vjeçares në Himarë, Kryetari i Partisë së Lirisë e ka komentuar nga Fieri. Madje ai e ka vënë theksin te arrogance e kreut të qeverisë si shkak për ngjarjen tragjike.
Ilir Meta: Kjo arrogancë ky brutalitet që vjen nga një kryeministër i papërgjegjshëm dhe strukturat poshtë që janë nën frymën e arrogancës së tij mund të prodhojë vetëm pasoja tragjike për qytetarët tanë.
Në Reskovec të Fierit Meta zhvilloi takime me fermerët ku ngriti shqetësime për kosto të larta të prodhimit e për këtë ai akuzoi qeverinë.
Ilir Meta: Shteti ka rënë në çdo aspekt, në çdo drejtim ka falimentuar, pikërisht për shkak të një kryeministri dilitant. U bë 10 vjet që bën eksperimente kundër qytetareve.
Meta kërkoi angazhimin e shoqërisë civile dhe politikës për të ndaluar largimin e të rinjve, duke e konsideruar shqetësim kryesor shpopullimin e vendit.
