Berisha publikon denoncimin, skafi që vrau dje 7 vjeçaren dyshohet se përdorej për trafik droge

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili thotë se skafi që vrau dje 7 vjeçaren dyshohet se përdorej për trafik drogë.

“Fakti qe ai ndodhej nË Porto Romano, ngre shumë dyshime që ai është përdorur edhe për drogë! Nje polic nga Himara më tha se ai skaf ka kaluar drogë në ishujt grek!”, thuhet në denonci min e bërë publik nga Berisha.  

Postimi i plotë:

Komisari skafist që i mori jetën vogelushes Jonada e kishte skafin të paregjistruar.

Dyshohet se skafi përdorej për trafik droge.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Dr përshëndejte, skafi që vrau dje 7 vjeçaren! Është i pa rregjistruar! Fakti që ai ndodhej në Porto Romano, ngre shumë dyshime që ai është përdorur edhe për drogë!

Një polic nga Himara me tha se ai skaf ka kaluar droge në ishujt grek!

Pyetja është: Kush i dha leje këtij personi të zbriste në Dete?!

Sepse duhet të firmos tek kapiteneria e zonës ku hidhet në dete skafi, Ai nuk ka firmos askund për të shëtitur në Dete!

Policia janë në dieni se ai skaf është perdore për drogë!

Në cilën datë ka zbritur në Dete skafi?!

Kush është Djali Xhaxhait që i paska dhënë këtije skafin?!