I mori jetën mësuesit pasi e goditi me grushte, Alban Mnerin i thotë gjykatës se kishte qenë i dehur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2022, 12:25
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Mnerin, i cili mori jetën fqinjit të tij Nikolin Stakës, pasi e goditi me grushte.
Përpara togave të zeza 51-vjeçari nuk e ka mohuar konfliktin, por është shprehur se ai ka qenë në gjëndje të dehur.
Por, ky pretendim I tij është hedhur poshtë nga akuza, pasi sipas prokurorisë nuk ka rezultuar se ai ka qenë I dehur kur është konfliktuar me viktimën.
Ngjarja ndodhi pasditen e 30 Korrikut 2022 në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet, ku autori fillimisht ka debatuar me një grua. Shkak i debatit u bë një vend parkimi që Meneri pretendonte se e zotëronte dhe se ishte pronë e tij.
