Kreu i SPAK dhe i BKH-së dhe një prokuror i posaçëm nisen në Washington, do takohen edhe me zyrtarë të DEA-s

Drejtuesi i SPAK, z. Arben Kraja, prokurori i posaçëm, z. Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH, znj. Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së.

Gjatë vizitës që zgjat një javë, ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri” thuhet në njoftimin për media të SPAK.