Makina shqeu rrethimin me kangjella hekuri dhe rrëzoi derën, shikoni rrëmujën pas aksidentit në gjykatë (PAMJE)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2022, 21:35
Këto janë pasojat e aksidentit rrugor që u regjistrua mbrëmjen e sotme në oborrin e gjykatës së Dibrës.
Përplasja siç duket në pamje ka qenë e fortë, ku mjeti tip 'BMW' i drejtuar nga Ferit Sula ka humbur kontrollin edhe është përplasur me rrethimin e gjykatës duke shqyer një pjesë të rrethimit me kangjella hekuri.
Në tokë gjendet edhe dera e jashtme duralumini sëbashku me tabelat informuese për gjykatën.
Gjatë aksidentit, mjeti ka përplasur dhe shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.
Policia thotë se është jashtë rrezikut për jetën. Edhe drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur gjithashtu, i cili pas mjekimit do shoqërohet në komisariat.








