PD: Të ndryshojmë sistemin elektoral. Bylykbashi: Primi është antidemokratik, falen mandatet me ligj dhe jo me vota
Partia Demokratike e sheh të nevojshme ndryshimin e sistemit elektoral, pasi sipas nënkryetarit të kësaj force politike Gjykata Kushtetuese e ka bërë të pamundur shpërndarjen e mandateve. Selia blu është kundër primit dhe paralajmëron deputetët e Alibeajt që të mos tentojnë të bëjnë pazare për favore politike.
Partia Demokratike mendon se sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë pasi për shkak të arnimeve politike është transformuar. Nënkryetari i selisë blu Oerd Bylykbashi e sheh këtë lëvizje si një mënyrë për të frenuar kapjen e shtetit nga Edi Rama.
Oerd Bylykbashi: Sistemi zgjedhor aktual është shumë toksik. Nuk është sistemi i vitit 2008 është krejt tjetër. Në këtë kapje totale nga shteti na duhet me patjetër një sistem zgjedhor i cili prodhon nevojën që një kryeministër të prodhojë marrëveshje dhe aleanca për mënyrën sesi qeveris. Inceneratorët janë modeli që tregon se çfarë ndodh me një shtet të pakontrolluar.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sipas Bylykbashit bën të pamundur shpërndarjen e mandateve, dhe ky është një moment që opozita do të shfrytëzojë për të nisur diskutimet për ndryshimin e sistemit.
Oerd Bylykbashi: Ka mbyllur listën, nuk ka më lista të hapura në Shqipëri, sigurisht nuk ka rrëzuar herësin. Nga ana tjetër është bërë e pamundur përllogaritja e mandateve. Në një mënyrë ose një tjetër ky sistem për shkak se ëhstë i keq e për shkak se është i pazbatueshëm duhet hequr.
Nënkryetari i Partisë Demokratik, njëkohëshit njohës i procesve zgjedhore , tregon se cilat janë sistemet që PD do të jepte votën pro.
Oerd Bylykbashi: Ka sisteme nga më të ndryshmet siç është maxhoritari, një sistem miks proporcional por mund të ketë diskutime dhe për një proporcional kombëtar.
Por primi është një propozim që kundërshtohet hapur nga ai si jo demokratik, pasi partisë që merr më shumë vota në zgjedhje i falen mandate.
Oerd Bylykbashi: Proimi është e kundërta. Është antidemokratik, jepen mandate partisë më të madhe pa votë. Merren një grup prej 10 mandatesh, 15 mandatesh dhe i falen. Nuk është pushtet që vjen nga vota por nga ligji.
Pazaret janë një çështje e njohur mirë në politikën shqiptare, për këtë arsye Oerd Bylykbashi paralajmëron çdo demokrat që të mendohet mirë para se bëjë marrëveshje me Ramën për të shkëmbyer favore politike.
Oerd Bylykbashi: Nëse dikujt i shkon ndër mend të përdori reformën trerritoriale për të bërë kështu pazaresh ne do ët reagojmë.
PD është pro votimit dhe numërimit elektronik në bashkitë e mëdha për zgjedhjet vendore, ndërsa e sheh teknologinë si zgjedhjen më të mirë përballë numërimit të votave në qëndrat e votimit.
Oerd Bylykbashi: Më mirë ecim drejtë elektronikës sesa rikthehemi tek 40 mijë komisionerët që rrinë e numërojnë dhe ne shpresojmë që vota e shqiptarëve do të numërohet nga këta komisioner në mënyrë të saktë.


