Ishte zhdukur prej 7 ditësh, gjendet nëna e dy fëmijëve, mbahej peng në një banesë në Spitallë

Ora 09:27 DETAJI/ Pengmarrja e Ersidës, Nëna e dy fëmijëve mbahej peng nën kërcënimin e thikës, e kanoste për jetën e familjarëve

Ersida, nëna e dy fëmijëve ishte mbajtur peng për 7 ditë në një banesë në Spitallë të Durrësit. 

Nga informacioni I policisë Marius Musaku,  e ka mbajtur me forcë  e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.      

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të bashkëshortëve, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi Marius Musaka "i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme Ersidën duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj” informoi sot (2 gusht 2022) policia e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Ersida ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ora 09:01 Ishte zhdukur prej 7 ditësh, Ersida, nëna e dy fëmijëve, mbahej peng në një banesë në Spitallë

Është gjetur në një banesë Ersida, e cila rezultonte e zhdukur prej 25 korrikut 2022.

Burimet bëjnë me dije për Ora News, se nëna e dy fëmijëve është gjetur në një banesë në Spitallë të Durrësit.

Policia ka arrestuar shtetasin, Marius Musaku, të cilin e akuzon se e mbante nën kërcënim të mbyllur në banesë.

Ai është arrestuar në flagrancë dhe do të akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kishin qenë familjarët që bënë denoncimin se Ersida ishte larguar prej 25 korrikut nga banesa dhe që nga ajo ditë nuk kishin pasur më kontakte.

Bashkëshorti i saj njoftoi policinë si dhe fotoja e gruas së zhdukur ishte shpërndarë në rrjete sociale për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Policia u vu në kërkim të gruas deri sot kur u mësua se ajo mbahej me forcë në një banesë nga Marius Musaku. Musaku nga Lushnja ishte emër i njohur nga policia si person me precedentë të mëparshëm penalë për akuzën e "pengmarrjes" 

Ishte zhdukur prej 7 ditësh, gjendet nëna e dy fëmijëve,
Ersida.D