Çejku: Shqipëria ta mbështesë Kosovën kur i cenohet shtetësia, Kurti të konsultohet në veprime

Në një intervistë për RTV Ora, analisti dhe diplomati Arben Çejku u shpreh se mbështet Kosovën dhe qeverinë e saj për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

Sipas tij, ashtu si në shtatorin e kaluar, hapa të tillë, përdorimi i çështjeve të ndjeshme apo aktet e sovranitetit duhet të llogariten me ata që garantojnë stabilitetin dhe paqen në Kosovë.

Çejku: Unë mbështes Kosovën dhe qeverinë e saj për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë. Por unë nuk futem tek ata që duhet të përdoret për imazh dhe kapital politik. Nuk dua që Kosova të bëjë 1 hapa para dhe 2 pas. Për fat të keq, Kosova ka bërë këtë gjë dhe në bilanc edhe diplomatik e imazh është një dëm i madh. Më mirë të ndërmerret në kohën e duhur një hap i tillë. Kurti dhe Osmani sapo janë kthyer nga SHBA-të dhe ndoshta ky hap është kuptuar si një mbështetje nga SHBA-të. SHBA-të janë pro këtyre marrëveshjeve, por është e pakuptueshme që sapo të kthehet nga DASH ndërmerret një hap që nuk sjell produkt.

Unë them se ashtu si në shtatorin e kaluar, hapa të tillë, përdorimi i çështjeve të ndjeshme apo aktet e sovranitetit duhet të llogariten me ata që garantojnë stabilitetin dhe paqen në Kosovë. Nuk është vetëm një marrëveshje, por 30 e ca marrëveshje që nuk po zbatohen. Dëmet që kanë ardhur nga paaftësia e negociatave dhe marrëveshjeve jo në favor të Kosovës, janë ato që e kanë sjellë këtë situatë këtu. Kurti dhe kushdo që është në qeveri, duhet të konsultohet, sepse Kosova nuk është superfuqi në Evropë.

Çejku shtoi se sot Kosova ka sfidën e shtetësisë, nuk është sfida e qeverisë kurthi dhe se Shqipëria duhet t’i qëndrojë pranë Kosovës kur cenohet shtetësia e Kosovës.

Çejku: Çfarë do të ndodhë nëse koalicioni serb që është në qeverinë e Kosovës? Sot është konsistuar edhe parlamenti i Serbisë. Duam nuk duam Kosova dhe Serbia kanë një rezonancë në marrëdhënie dhe mos marrëdhënie. Kosova përdoret edhe si një aset politik në serbi kur ju duhet. Unë mendoj se liderat e Kosovës duhet të krijojë një tryezë ndërinstitucionale për të krijuar një marrëveshje që të kenë një kornizë të përgjithshme mes tyre. Konsolidimi i kosores nuk ka të bëjë me Ballkanin e Hapur. Sot Kosova ka sfidën e shtetësisë, nuk është sfida e qeverisë Kurti. Shqipëria duhet t’i qëndrojë pranë Kosovës kur cenohet shtetësia e Kosovës.